Google u thotë jo minierave të kriptovalutave në ‘Play Store’

Google u thotë jo minierave të kriptovalutave në ‘Play Store’...

Google ka përditësuar politikat e Play Store duke ndaluar disa kategori aplikacionesh e në mesin e tyre minierat e kriptovalutave dhe aplikacione me reklama shqetësuese.

Gjiganti i motorit të kërkimit, tha se aplikacionet për gërmimin e kritpovalutave do të jenë të ndaluara por ata që menaxhojnë këtë proces lejohen, ku pak javë më parë një qëndrim të ngjashëm adoptoi edhe kompania Apple.

Gjithashtu do të përjashtohen edhe aplikacionet të cilat kopjojnë dhe ofrojnë eksperiencë të ngjashme me një tjetër që ekziston në platformë dhe do të fshihen nëse kopjojnë përmbajtjen nga një aplikacion tjetër.

Së fundi, Play Store do të ndalojë aplikacionet të cilat thonë se mund të përdoren edhe nga fëmijët por kanë përmbajtje për të rritur.