Haradinaj: Koha për tranzicionin e FSK-së dhe rreshtimin e saj me ushtritë e paqes

Kryeministri Ramush Haradinaj në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë tha se Kosova...

Kryeministri Ramush Haradinaj në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë tha se Kosova është e gatshme që partneritetin e plotë me aleatët strategjikë ta shtrijë edhe në fushën e sigurisë.

Haradinaj theksoi se tani është koha për tranzicionin e FSK-së dhe rreshtimin e saj me ushtritë e paqes, duke iu bashkuar NATO-s.

“Kosova dhe Forca e saj e Sigurisë kanë pasur në vazhdimësi mbështetjen dhe ekspertizën e NATO-s, përmes këshillave të NALT-it. Në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, falënderova për punën e tij gjeneralin Ralf Hoffmann, i cili shërbeu si model për oficerët tanë të rinj. Tani është koha për tranzicionin e FSK-së dhe rreshtimin e saj me ushtritë e paqes, duke iu bashkuar NATO-s. Mirëseardhje për gjeneralin Uwe, drejtorin e ri të NALT, i cili do të ketë gjithë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në punën e tij”, tha Haradinaj.

Kryeministri theksoi se Kosova është e gatshme që partneritetin e plotë me aleatët strategjikë ta shtrijë edhe në fushën e sigurisë