Ja çfarë tregojnë gazrat për shëndetin tuaj

Gazrat mund të tregojnë shumë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, e këtë ndoshta nuk e keni ditur.

Gazrat mund të tregojnë shumë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, e këtë ndoshta nuk e keni ditur.

Gazrat janë një gjë ‘komike’ për njerëzit e rinj e të vjetër, dhe nuk janë diçka që diskutohen në publik, mirëpo të gjithë lëshojmë gazra herë pas here.

Çka janë gazrat?

Gazrat janë përzierje e ajrit që e ‘gëlltitni’ gjatë kohës kur merrni frymë apo hani ushqim me gazin që prodhohet nga bakteret në zorrët tuaja.

Bakteret në zorrët tuaja krijojnë gazra për shkak se ka ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i tretë.

Në fakt, të lëshosh gazra rregullisht është një shenjë që ju konsumoni mjaftueshëm fibra dhe se e keni një koleksion të shëndetshëm të baktereve në zorrët tuaja.

Gazrat me erë

Rreth 1% e gazit që prodhohet nga zorrët tona nuk është pa erë.

Ajo erë është zakonisht sulfit hidrogjeni, gaz i cili krijohet kur trupi i tret ushqimet të cilat përmbajnë sulfurt.

Shumë ushqime të shëndetshme prodhojnë gaz me përmbajtje të sulfurit kur treten.

Ky gaz pastaj del nga trupi në formë të një gazi me erë.

Gazrat me shumë erë!

Nëse e gjeni vetën duke lëshuar gazra me erë aq të keqe saqë askush brenda dhomës nuk mund t’i duroj, atëherë kjo është një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor të brendshëm.

Gazrat pa erë

Gazrat pa arë janë plotësisht normale dhe të shëndetshme