“I vraftë buka” – Kreu i Preshevës mallkon ata që po e përdorin politikisht Luginën

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ishte i ftuar në Top Show për të folur mbi ndryshimin e kufijve, tezën e Thaçit e cila pretendon...

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ishte i ftuar në Top Show për të folur mbi ndryshimin e kufijve, tezën e Thaçit e cila pretendon të çojë bashkangjitjen e Luginës me Kosovën.

Arifi, duke u druajtur se kjo mund të përdoret politikisht, lëshoi një mallkim ndaj atyre që mund të kenë si qëllim pikërisht këtë gjë.

“Lugina, nëse bëhet kartë për t’u përdorur për politikë, atëherë ne iu themi ‘i vraftë buka’”, u shpreh ai.

Gjithsesi, Arifi shprehu ambicien që Lugina të bashkohet me Kosovën, por pa qenë ky një pazar territoresh .

“Lugina e Preshevës duhet t’i bashkangjitet në tërësi Kosovës. Ne nuk duam të rrezikojmë integritetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër shkëmbimit të territoreve në tryezën e liderëve në Bruksel”, deklaroi kreu i Luginës, Shqipërim Arifi, i ftuar në Top Show.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48