Cfare do te ndodh me luginen e Presheves? (Video)

Cfare do te ndodh me luginen e Presheves?

Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, të mërkurën, deklaroi se shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë autonomi politike me të drejtë bashkangjitje me Kosovën.

Arifi tha se Lugina e Preshevës nuk do shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, por do që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.

Sipas tij, edhe pse Lugina do bashkim me Kosovën nuk dëshiron që Kosova të humbë Veriun, pasi kjo do të dëmtonte shtetin e Kosovës.

Blendi Fevziu: Z.Arifi a mund të hapë kjo një precedent problematik nëse serbët nuk bien dakord. Pasi serbët e veriut të Kosovës, të bëjnë të njëjtën gjë, të dalin me një referendum dhe të shprehen 90 për qind për një autonomi dhe për t’iu bashkangjitur Serbisë?

Shqipërim Arifi: Nuk është shumë interesante se çfarë mendojnë serbët, për këtë çështje. Është një mekanizëm demokratik.

Blendi Fevziu: Është një mekanizëm që vë në vështirësi shtetin e Kosovës.

Shqipërim Arifi: Shiko, ne kemi hasur në një mirëkuptim tek presidenti Thaçi, i cili është negociatori kryesor për këtë temë.

Blendi Fevziu: Pra, z.Arifi ju po kërkoni të shkëputeni nga Serbia dhe të bashkoheni me Kosovën?

Shqipërim Arifi: Po! Por, me tre kushte. I pari, mosparcelizimi i Luginës së Preshevës. I dyti, nuk jemi pro shkëmbimit të territoreve. I treti, pa u shkëmbyer një territor tjetër në emër të kësaj.

Arifi theksoi më tej se qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë domosdoshmëri emergjente bashkimin me Kosovën, pasi ata kanë numrin më të lartë të papunësisë në rajon, mungesën e teksteve shkollore dhe janë të pa përfaqësuar në institucionet shtetërore që drejtohen nga shteti serb.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48