Bahtiri del kundër Pacollit, e quan të gabueshme kërkesën për përfshirjen e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dalë kundër shefit të tij të partisë, Behgjet Pacolli.

Bahtiri ka thënë se është e gabuar deklarata e Pacollit i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë:

Është e gabuar deklarata e z. Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi.

Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës.

Asnjë shtet nuk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Republika e Kosovës i ka institucionet e saj kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, të cilat e përfaqësojnë dhe marrin vendime për shtetin tonë.