Dialogu ndërkulturorë “Të rinjtë inspirojnë të tjerët’’ (Video)

Qëllimi i këtij projekti është të përfshijë të rinjtë me më pak mundësi dhe financiohet nga fondacioni RYCO ...

Në Preshevë po zhvillohet trajnimi ‘’Të rinjtë inspirojnë të tjerët’’ bartës i të cilit projekt është organizata Blink nga Kosova, në partneritet me organizatën IUVENTA.

Qëllimi i këtij projekti është të përfshijë të rinjtë me më pak mundësi  dhe financiohet nga fondacioni RYCO i cili përfshin shtetet si: Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi nëpërmjet disa aktiviteteve për zvogëlimin e paragjykimeve dhe diskriminimit.

Dijana Puskar drejtoreshë e IUVENTA-së tha se qëllimi i këtij projekti është përforcimi i  shoqërisë civile duke lehtësuar integrimin dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjëve nëpërmjet shkëmbimeve kulturore për të kontribuar në dialogun interkulturorë, mirëkuptimin dhe tolerancën në mes të të rinjëve.

‘’Poashtu të rinjtë si nëpër Kosovë, Mal të Zi apo Kroaci janë njësoj, duhet vetëm përfshirje më e madhe e të rinjve nëpër aktivitete të tilla, poashtu unë jam e befasuar pozitivisht nga të rinjtë e Preshevës’’, tha znj.Puskar.

Ndërsa Sadri Aliu vullnetar i IUVENTA-së tha që këto projekte të llojit të tillë janë të dobishme për shoqërinë civile e në radhë të parë për të rinjtë sepse kështu ata do të ken mundësinë të njohin njerëz të ndryshëm kultura të ndryshme prandaj ne e kemi parë të nevojshme të realizojmë një gjë të tillë këtu në Preshevë.

Trajnimi do të vazhdojë edhe nesër me po këto pjesëmarrës ku do të ketë dhe një sesion për informimin e organizatave joqeveritare.