Momenti i arrestimit për ryshfet të zyrtarit komunal të Gjilanit

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ sonte shfaqi pamje nga prangosja e një zyrtari të Komunës së Gjilanit, i cili po kërkonte dy mijë euro mito.

Emisioni ka siguruar filmime ekskluzive nga momentet kur zyrtari komunal i kishte kërkuar një biznesmeni dy mijë euro për t’i përshpejtuar procedurën e pagesës për një kompensim të një shpronësimi.

Negociatat dhe momentet e transaksioneve të parave janë filmuar nga kamerat e autorizuara nga Prokuroria e Gjilanit.

Në filmimet që shfaqen për herë të parë zyrtari komunal shihet duke marrë 2 mijë euro e po ashtu momenti kur Policia ndërhyn dhe arreston të dyshuarin:

Zyrtari komunal: U takova me nifar…
Zyrtari Policor: Për çka?
Zyrtari Komunal: Për me mi dhanë do pare.
Zyrtari Policor: Sa pare ka pas me t’i dhanë?
Zyrtari Komunal: 2,000 euro.
Zyrtari Policor: Ku i ki paret?