Gazeta franceze publikon hartën e Kosovës me “kufijtë e korigjuar”, Mitrovicën veriore e lë në Serbi

Gazeta franceze publikon hartën e Kosovës me “kufijtë e korigjuar”, Mitrovicën veriore e lë në Serbi...

‘Le Monde’ gjithashtu publikoi edhe një hartë të Kosovës me kufijtë sipasë idesë së korigjimit.

Në artikullin e parë theksohet “shkëmbimi i territoreve në bazë të kritereve etnike dhe se debati për ‘kufirin e korrigjuar’ do të ketë efekt etik e pragmatizëm”.

Gazeta përcjell shpjegimin e gjeografit francez Michel Fuese, i cili thotë se “nuk ka nevojë të përzihet paprekshmëria dhe mungesa e kufijve”.

“Kufijtë janë të paprekshëm nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, ato mund të zhvendosen në qoftë se të dyja palët arrijnë një marrëveshje”, tha Foucher.

Në artikullin e dytë ‘Le Mond’e thotë se projekti i rivendosjes së kufijve bëhet si zgjidhje për stabilitetin në Ballkan, por që shqiptarët e serbët po e shohin si “spastrim etnik”.

Në llogarinë e tyre në Twitter, gazeta publikoi një hartë të Kosovës, së bashku me mbishkrimin:

“Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, infrastruktura dhe objektet kulturore paraqesin pengesa për projektin e ri-përcaktimin e kufijve”.