Drogë, çokollatë, kallashnikovë dhe fishekë, arrestohet grupi shqiptar

Gjatë një operacioni të policisë greke janë sekuestruar marihuanë, hashash çokollatë, peshore elektronike, celularë, armë, fishekë dhe një makinë.

Droga dhe municionet janë sekuestruar në banesën e një çifti shqiptar, mashkulli 38-vjeç dhe femra 36-vjeçe në Keratsini.

Sipas medieve greke, ata punonin për llogari të një shqiptari 26-vjeç. Policia arrestoi në banesë çiftin shqiptar dhe 26-vjeçarin për të cilin ata punonin.

Nga operacioni u sekuestruan 41 kg 740 gram marihuana, 10 kg 330 gram hashash çokollatë, 2 kallashnikovë, 4 krehra kallashnikovi, 542 fishekë, 3 peshore elektronike, 7 celularë, 1 automjet.

Dje u godit një tjetër grup që trafikonte kanabis. Operacioni  u zhvillua në ishullin Zakynthos, ndërsa u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë. Në aksion kanë marrë pjesë 20 agjentë të antikrimit, ndërkohë që dyshohet se anëtarët e grupit kanë sjellë në Greqi rreth 700 kilogramë marihuanë.