Daci thotë se ideja e korrigjimit të kufirit dhe përfshirja e Luginës lindi në vilën e tij në takimin me Thaçin

Daci thotë se ideja e korrigjimit të kufirit dhe përfshirja e Luginës lindi në vilën e tij në takimin me Thaçin

Më herët nuk është se kanë qenë shumë miq politikë, por tani Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi po del të jenë gati bashkë-autor të idesë më të nxehtë në vend.

Kreu i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po pretendon se ka një hise në planin e presidentit të vendit për korrigjimin e kufirit dhe marrjen e Luginës së Preshevës nga Serbia.

Në njërën nga vilat e Brezovicës mbase në detaje u shtjellua edhe ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Është vetë nikoqiri i atij takimi, fotografinë e të cilit e pati postuar edhe Thaçi ai që po pretendon të ketë kontribut të madh në nxjerrjen e këtij propozimi.

E akademiku Nexhat Daci në atë ndejë të nxehtë e vlerësoi edhe termin korrigjim si adekuatin për çështjen e Lëvizjes së kufijve.

Kjo pasi sipas kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po bëhet fjalë për diçka që është gabuar më herët.

Këto vlerësime, Daci që ka prejardhje nga Lugina e Preshevës i tha si i ftuar në mesin e shumë bashkëvendësve të tij që u mblodhën me ftesën e organizatës ‘Jehona’ me seli në Fushë Kosovë.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48