Shteti merr vendim: Pedofilët do të kastrohen

Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve janë të shpeshta dhe në shumë vende të botës autoritetet dështojnë të mirren me të gjitha rastet

Rastet e dhunës seksuale ndaj fëmijëve janë të shpeshta dhe në shumë vende të botës autoritetet dështojnë të mirren me të gjitha rastet e aq më pak që t'i parandalojnë.

Por shtete të ndryshme kanë hartuar strategji dhe kanë paraparë denime të rënda për ata që abuzojnë seksualisht me fëmijët nën moshën 18 vjeçare duke e konsideruar këtë akt si një nga krimet më të rënda, transmeton Lajmi.net

Por, sigurisht një ligj i tillë si në Kazakistan, nuk ka ndodhur ndonjëherë gjëkundi nëpër botë. Ish-republika sovjetike e Kazakistanit ka vendosur që të kastrojë pedofilët me injeksione.

“Për momentin ka pasur një kërkesë për kastrim kimik në përputhje me vendimin e gjykatës”, është shprehur Zëvendësministri i Shëndetësisë, Lyazat Aktayeva.

Vlen të theksohet se ndryshe nga kastrimi kirurgjik, kastrimi kimik lë organet të paprekura dhe konsiderohet të jetë i kthyeshë, në shumicën e rasteve; ndërsa droga zvogëlon kontrollin e seksit ata nuk e pengojnë asnjë person të përjetojë nxitje seksuale.