Të gjitha arratisjet e Gjorge Ivanovit (KRONOLOGJI)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në momentet kyçe për Maqedonine....

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në momentet kyçe për Maqedoninë ka aboluar ose ka shfuqizuar ose nuk ka nënshkruar ose nuk ka qenë këtu, pastaj është kthyer ose është dashur të shkojë, pastaj nuk ka shkuar, por nuk do të votojë

Ivanovi më 9 maj të vitit 2015, kur forcat e sigurisë së Maqedonisë u përleshën me grupin e armatosur në Kumanovë, ishte në Moskë për shënimin e 9-të Majit – Ditës së Fitores ndaj Fashizmit. Ditën e ardhshme, kur punët u shkallëzuan, është kthyer në vend. Në aksionin policor për shkatërrimin e grupit të armatosur në lagjen kumanovare “Lagjja e Trimave” humbën jetën 8 policë të Maqedonisë. Ngjarjet e Kumanovës kanë ndodhur në periudhën e krizës serioze politike në Maqedoni dhe në periudhën kur, nga 5 maji, filluan që protestat anti-qeveritare.

12 prill të vitit 2016, Ivanovi doli me njoftim se ka miratuar vendim që të nënshkruajë abolim për të gjithë politikanët kundër të cilëve po udhëhiqet hetim në korniza të Prokurorisë Speciale. Gjatë publikimit të skandaleve dhe krimeve më të mëdha në historinë e Maqedonisë, Ivanovi shpalli amnisti për 57 persona dhe me atë e ka bllokuar, komplikuar dhe i ka sjellë në pikëpyetje të gjitha përpjekjet për zbardhje dhe ndjekje penale dhe gjyqësore të aktorëve të krimit.

6 qershor të vitit 2016, pas shumë reagimeve të faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar e shfuqizoi amnistinë. Sipas tij, “për dallim nga 12 prilli, sot kemi realitet të ri në Maqedoni dhe kushte të kërcënimeve të jashtme dhe rreziqeve të sigurisë, kemi institucione funksionale, të cilat mund të përballen me sfidat”.

1 mars të vitit 2017, Ivanovi nuk ia dha mandatin për formimin e Qeverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Edhe përskaj sigurimit të mandateve, Ivanovi deklaroi se refuzon që t’ia japë mandatin për formim të Qeverisë Zaevit. Për Ivanovin ishin kontestuese afatet dhe bisedimet për “platforma të huaja”. Hapi i këtillë solli dhe ngjarjen e dhunshme të 27 prillit, kur huliganët në mënyrë të organizuar hyrën në Kuvend dhe rrahën deputetë dhe gazetarë, por dhe demoluan gjithçka që panë përpara. Me këtë rast, vendi ishte në buzë të konfliktit ndërnacional dhe ndëretnik.

17 maj 2017 Ivanovi, megjithatë ia dha mandatin Zaevit. Ivanovi pas 1 majit, pas takimit me ndihmës sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike të SHBA-së, Hojt Brajan Ji, ka kërkuar garanci “për përforcimin e unitaritetit  të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, dhe kështu ia dha Zaevit mandatin, i cili më pas formoi Qeveri.

17 janar të vitit 2018, Ivanovi nuk e ka nënshkruar ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ivanovi tha se ligji është “jo-ligjor dhe represiv dhe e favorizon vetëm gjuhën shqipe”. Sipas Ivanovit, e këtë ligj vendoset paralelizëm shumë i shtrenjtë në të gjitha organet e shtetit, që e njëjta sipas tij, do të krijojnë bllokim të plotë dhe jo-funksionalitet.

26 qershor të vitit 2018, Ivanovi nuk e nënshkroi ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Emrin me Greqinë. Ivanovi vlerëson se “nuk ka mandat që ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikim pasi që njëri ndër boshtet e politikës së tij në programin zgjedhor të vitit 2014-të është që nuk pranon ndryshim të Kushtetutës për ta ndryshuar emrin kushtetues.

22 shtator të vitit 2018, përpara diasporës në SHBA deklaroi se më 30 shtator nuk do të dalë të votojë në referendum dhe nuk do të plotësojë fletëvotim. “Më 30 shtator nuk do të dalë në referendum të votojë. Kur e mora funksionin president i Republikës së Maqedonisë dhashë betim solemn se do t’i respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Nuk tërhiqem nga betimi im. Për atë, më 30 shtator nuk do të dalë të votojë”, tha Ivanovi.