Nëse ju është ngjitur rroba për hekurin e hekurosjes, kjo është mënyra si ta pastroni

Të pastrosh diçka të tillë nga hekuri është ankth i vërtetë.

Përveç kësaj, hekuri i hekurosjes shpesh mbledh fije të ndryshme dhe grimca pluhuri nga gardëroba, ndërsa në fund të tij grumbullohen edhe gurëz, prandaj do të ishte mirë që së paku ta pastroni një herë në muaj.

Ja se si pastrohet më së miri hekuri i hekurosjes me katër veprime

Ju nevojiten: një peshqir i pastër, sodë bikarbonati dhe uthull vere, ujë i nxehtë, një brushë e vjetër dhe shkoptha për pastrim veshësh.

Veprimi i parë: Bëni pastën për pastrim nga një lugë sodë bikarbonati dhe dy lugë ujë të nxehtë. Qiteni pastën në fundin e hekurit dhe në vrimat e avullit. Lëreni disa minuta të fillojë të veprojë dhe pastaj fshijeni me peshqir, ndërsa vrimat pastroni me shkoptha për pastrim veshësh.

Veprimi i dytë: Qitni uthull vere në një enë, njomeni brushën e vjetër të dhëmbëve, pastaj ngadalë fërkojeni fundin e hekurit.

Veprimi i tretë: Mbushni hekurin me ujë dhe aktivizoni opsionin për lirim të avullit. Kur të lironi avull, hekurin vendoseni në peshqir të pastër dhe fërkojeni derisa sërish lironi avull. Kështu nga hekuri për hekurosje do të eliminoni mbetjet e ndotjeve të cila eventualisht kanë mbetur pas pastës, si edhe pas uthullës.

Veprimi i katërt: Fikeni hekurin dhe lëreni që të thahet, pastaj fshijeni me peshqir të pastër.

Këshillë plotësuese. Nëse nuk keni arritur t’i pastroni njollat e forta nga hekuri, në njollë qitni pastë të dhëmbëve. Lëreni të qëndrojë, pastaj fërkojeni me leckë të njomë dhe me sodë bikarbonati dhe në fund edhe me leckë të pastër.

Këtë procedurë me siguri do të detyroheni ta përsëritni disa herë nëse keni të bëni me plastikën apo sintetiken e ngjitur.