Formohet ‘’Fondi për zhvillim të fshatit Norçë’’ (Video)

Bashkësia lokale Norçë ka formuar fondin për zhvillim për këtë fshatë, ky fond ishte inciativë e mëhershme mirëpo për një arsye ose tjetër...

Bashkësia lokale Norçë ka formuar fondin për zhvillim për këtë fshat, ky fond ishte inciativë e mëhershme mirëpo për një arsye ose tjetër nuk arriti që të formohet.

Në fund të muajit të kaluar të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Diasporë kishin planifikuar një takim në të cilën pikë kryesore e diskutimit ishte thenelimi  i ‘’Fondit për zhvillim të fshatit Norçë''.

Ekipi i televizionit Aldi bisedoi për së afërmi me kryetarin e bashkësisë lokale Norçë z.Qazim Hasani rrethë formimit të këtij fondi ku z.Hasani tha se ishte një kërkesë e mëhershme mirëpo është dashur kohë që të vijë dhe deri tek themelimi i këtij fondi, mirëpo tashmë bashkësia lokale Norçë posedon fondin për zhvillim ku përmes këtij fondi ne do kryejmë punët e nevojshme në fshat.

Fondi  për zhvillim i B.L Norçë selinë e saj e ka në Zvicërr mirëpo në këtë fond janë të përfshirë të gjithë bashkëatdhetarët tanë të cilët jetojnë nëpër vendet evropiane kështu u shpreh z.Hasani duke shtuar dhe duke i ftuar të gjithë të rinjtë e bashkësisë lokale Norçë që të formojnë dhe Forumin Rinor dhe në këtë mënyrë të kontribojmë sa më shumë në vendin tonë.

Bashkësia lokale Norçë me formimin e fondit për zhvillim do të mundohet të realizojë projekte në dobi të fshatit mirëpo fillimisht është angazhimi i një personi për mirëmbajtjen e fshatit, kështu u shpreh z.Hasani.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48