Kryetari Arifi reagon ndaj rrahjes së dy shqiptarëve në Novi Sad

Rrahja e dy të rinjve shqiptar në qytetin e Novi Sadit pasqyron qasjen e politikave destruktive ndaj minoritetit etnik shqiptar në Republikën e Serbis

Rrahja e dy të rinjve shqiptar në qytetin e Novi Sadit pasqyron qasjen e politikave destruktive ndaj minoritetit etnik shqiptar në Republikën e Serbisë. Gjithashtu na shqetëson tejëmase informatat se të rinjët shqiptarë janë rrahur për shkak se paskan folur në gjuhën e tyre amtare shqipe.

I bëj thirrje organeve përkatëse shtetërore të hetohet rasti menjëherë, të ndëshkohen personat përgjegjës dhe të mirren masat adekuate për parandalimin e rasteve të tilla.

Ndërkohë ftoj organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të analizojn rastin dhe të trajtohen me prioritet shkeljet e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Republikën e Serbisë. Është e drejtë elementare e mbrojtur me konventa ndërkombëtare që minoritetet gjegjësisht shqiptarët të flasin gjuhën e tyre amtare pa pasoja fizike anekënd botës e veçanërisht në Republikën ku jetojm.

Shqiprim Arifi

Kryetar i Komunës së Preshevës,


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48