Dy kosovarët e rrahur brutalisht në Serbi janë furrtarë, mësohet identiteti i njërit prej tyre

Një ngjarje e rëndë u ka ndodhur dy shqiptarëve nga Kosova, në natën e së dielës, në Serbi. Ata janë rrahur brutalisht,

Një ngjarje e rëndë u ka ndodhur dy shqiptarëve nga Kosova, në natën e së dielës, në Serbi. Ata janë rrahur brutalisht, në një rrugë, në qytetin e Novi Sadit.

Njëri prej të lënduarve, sipas mediave të atjeshme, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

 bëhet fjalë për Çlirim Malokun, i cili në qytetin serb ka shkuar vetëm pak kohë më parë, për të punuar.

Megjithatë, miqtë e tij thonë se kanë marrë konfirmime nga mjekët se ai tani është më mirë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Maloku është furrtar, nga Hasi i Kosovës, dhe është punësuar në një furrë buke nga një shqiptar, po ashtu nga Hasi, në Novi Sad.

Shqiptari tjetër i rrahur në qytetin serb është po ashtu furrtar – dhe është i biri i pronarit të furrës së bukës, ku është punësuar Maloku.

Mediat serbe e kanë identifikuar atë me inicialet G.B. Familja e tij, sipas informatave të Gazetës Express, jeton në Novi Sad prej disa dekadash.

Që të dy shqiptarët e rrahur janë lindur në vitin 1999, ka bërë të ditur Policia serbe në Novi Sad.

Vuçiq ka thënë se me të dëgjuar për lajmin, ka kërkuar nga Policia që urgjentisht ta zgjidhë rastin, të gjenden sa më parë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar.

Edhe prefekti i Novi Sadit, Milosh Vuçeviq, e ka dënuar këtë sulm