Përfaqësuesit e Shtëpisë Botuese ‘’Albas’’ takim me Ambasadorin e Zvicrrës në Serbi (Video)

Përfaqësuesit e Shtëpisë Botuese ‘’Albas’’ kanë pasur takimin e tyre të radhës me Ambasadorin e Zvicrrës në Serbi z. Philippe Guex...

Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e Ambasadorit për realizimin e sigurimit të lejeve për tekste shkollore ku tashmë kjo temë është bërë dhe pikë kryesore e çdo takimi që po zhvillojnë përfaqësuesit e Shtëpisë Botuese ‘’Albas’’.

Ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervistë me përfaqësuesin e Shtëpisë Botuese ‘’Albas’’ z.Qenan Hetemi ku z.Hetemi na foli për takimin që ka pasur me Ambasadorin dhe mbështetjen që i'a ka ofruar. z.Hetemi tha se ne e kemi informuar në hollësi për problemin që është duke zgjatur me vite në sigurimin e teksteve shkollore dhe z.Guex premtoi  se do të punojë në atë drejtim që të organizojë dhe takime me ambasada të tjera dhe në këtë mënyrë të mundohemi që vitin e ardhshëm të kemi më shumë tekste mësimore.

Kujtojmë që përfaqësuesit e Shtëpisë Botuese ‘’Albas’’ javën e kaluar kanë pasur takim me ambasadorin e Shqipërisë në Serbi z. Ilir Boçka ku dhe në atë takim është biseduar sigurimi i teksteve shkollor për nxënësit e Luginës së Preshevës.