Zoran Gashi: Shqiptarët në Novi Sad janë pakicë e margjinalizuar (Video)

Zoran Gashi është përfaqësues i shtresës intelektuale shqiptare në krahinën e Vojvodinës...

Të rinjtë shqiptarë G.B. dhe Ç.M., që të dy të 19-vjeç, janë rrahur brutalisht në natën mes të shtunës dhe dielës në rrugën Futoshka në Novi Sad të Serbisë.

Siç raporton e përditshmja serbe “Blic”, që të dy kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, 

“Ç.M. ka pësuar lëndime të rënda në kokë dhe gjakderdhje në tru. Por pas intervenimit kirurgjik është vendosur në shok dhomë në qendrën emergjente. Jemi duke bërë të pamundurën që t’ia shpëtojmë jetën”, është thënë në qendrën klinike në Vojvodinë.

Hiq më lehtë nuk ka shpëtuar as miku i tij G.B., që gjithashtu ka pësuar lëndime trupore, por për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Për t'u informuar më shumë rrethë kësaj ngjarje ekipi televizionit Aldi ka kontaktuar dhe ka zhvilluar një bisedë telefonike Zoran Gashin i cili është përfaqësues i shtresës intelektuale në Krahinën e Vojvodinës dhe njëherit jeton dhe vepron atje duke ushtruar profesionin e piktorit dhe të shkrimtarit