CADD - Organizon debat me temën: ''Zgjedhjet dhe rëndësia e Këshillit Kombëtar Shqiptar'' (Video)

Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracis ka mbajtur tryezë në Bujanocë me temën Zgjedhjet dhe rëndësia e Këshillit Nacional...

Të pranishëm në këtë debat ishin kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Shukri Ymeri, përfaqësues të subjekteve politike, mediat, shoqëria civile dhe nga OSBE.

Hapjen e këtij takimi e bëri z.Gani Rashiti organizator i këtij debati, ku për fillim ja kaloi fjalën kryetari të KKSH-së z.Shukri Ymeri, i cili në pika të shkurtëra elaboroi punën e KKSH-së që nga viti 2010 e deri më sot, me pas të gjithë pjesëmarrësit morën fjalën dhe diskutuan mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Këshill Kombëtar që priten të mbahen më 4 nëntor.

Gani Rashiti kryetar i Qendrës për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë për tv tonë tregoi rëndësinë e këtij debati.

z.Rashiti i bëri thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që të dalin dhe të votojnë më 4 nëntor për këto zgjedhje, sepse janë të rëndësishme për pakicën shqiptare në Serbi.

Zgjedhjet për Këshill Kombëtar do të mbahen më 4 nëntor ku po thuajse gjithë partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje./www.rtvaldi.com