Ekskluzive: Këta janë dy serbët që rrahën dy shqiptarët në Novi Sad

Autoritetet e sigurisë në Serbi kanë arrestuar huliganët serbë që rrahën brutalisht dy kosovarët pasi të njëjtit flisnin shqip në rrugët e Novi Sadit.

Rtv Aldi mëson se në mesin e të arrestuarve janë V. Radiq (22 vjeçar) dhe D. Radiq (23 vjeçar)

“Pas një hetimi intensiv në disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se njëri nga të sulmuarit, Çlirim Maloku, 19 vjeçar, gjendet në spitalin ku edhe ka kryer një operacion në kokë. 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48