Rrëfimi i babait të Çlirim Malokut, që u rrah në Novi Sad

Ka më shumë se 60 vite prej kur familja Maloku punojnë si bukëpjekës.

Zanati i përcjellë gjeneratë pas gjeneratë ashtu si në shumë familje të Hasit të Prizrenit nuk ju ka bërë asnjëherë problem.

Duke siguruar ashtu bukën e gojës 5 djemtë e Kamer Malokut, vazhduan me këtë profesion që u detyruan ta ushtrojnë edhe jashtë kufijve e larg familjes.

Të njëjtin fat e pati edhe Çlirimi 19 vjeçar.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, kishte një muaj që ai kishte filluar punën në një furrë në Novi Sad.

Por, një natë, atij i kushtoi shumë gjuha shqipe rrugëve të Serbisë, pasi që së bashku me një shok u rrahën brutalisht duke përfunduar në spital.

Në një rrëfim për Frontal, babai i tij ka treguar se si ka kuptuar për rastin.

“Limi ka shku me datën 3 të këtij muaji me punu në Novi Sad si furragji i ka 19 vjet ka dalë u kanë me ni shoqni,u kanë me qata punëtorë që kanë punu qaty vet i dyti i treti, kanë dal me pi ka ni kafe qysh me kanë tregu ata. Më kanë tregu përmës telefonit aty kur e kanë kry atë kafën janë kanë te prit ni taksist, e paskan thirrë në telefon me i qu deri në furrë, në atë moment kanë ardh ata dhe qaty ka fillu, në qat moment i kanë ra atij. Qysh më lajmërun mu, njana prej një trafike e ka lajmëru policinë edhe ndihmën e shpejt, i kanë dërgu në spital në Novi Sad". 

Ngushëllim për babanë e Çlirimit është se sot i kishte dëgjuar djalit zërit, pas disa ditëve që nuk kishte pasur kontakt me të.

“Djali tash është më mirë, sot kontaktova me djalin prej ditës së shtunë, sot kontaktova direkt me djalin. Jam mirë babi ma tepër nuk po di as unë. Shqetësuese u kanë kur më kanë lajmëru në ora 7 në mëngjes të shtunën jam kanë, gati veç sa sna ka hup vetëdija familjes”

I kënaqur ka mbetur nga trajtimi që i kanë bërë në Spital.

Kamberi thotë se atë e kishte vizituar kryetari i Komunës dhe shumë specialistë kanë deklaruar se nuk do ta lëshojnë për në Kosovë deri në përmirësim total të gjendjes.

Megjithatë, Çlirimi edhe pas kësaj ngjarje do të detyrohet të shkojë në punojë në të njëjtin vend, pasi që në Kosovë nuk ka zgjidhje më të mirë.

E ditën kur rasti ndodhi, ai nuk kishte qenë vetëm.

Frontal mëson se personi i dytë i sulmuar është një 19 vjeçar tjetër. 

Brendon Gigollaj me prejardhje nga Lubizhta e Hasit, ka 15 vite që jeton me familje në Novi Sad, aty ku kanë edhe biznesin.

Gjatë ditës T7, ka qëndruar në këtë fshat, nga ku familja e tij janë shprehur të shqetësuar për atë që i ndodhi familjarit të tyre.

Të ndrojtur se rasti mund të përsëritet, ata që punojnë së bashku me prindërit e Brendonit në Serbi, nuk pranuan të flasin para kamerave, duke thënë se momentalisht djali ka të lënduar vetëm syrin.

Clirimi dhe Brendoni u sulmuan mes natës së shtunë dhe të dielë, nga një grup i serbëve, pasi që këta të fundit i kishin dëgjuar duke folur shqip.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar katër persona.



Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48