• E mërkurë / Dec-19 08:12
  • Kontakt

Demaj: Vuçiq kërcënon me luftë gjithë Ballkanin

Historiani Frashër Demaj ka thënë se nacionalizmi në Evropën Perëndimore shfaqet në mënyra tjera, kurse në Ballkan nacionalizmi...

Historiani Frashër Demaj ka thënë se nacionalizmi në Evropën Perëndimore shfaqet në mënyra tjera, kurse në Ballkan nacionalizmi shfaqet në mënyrën më primitive të mundshme, madje gjithmonë është kërcënues.

Ai tha se nëse analizohen deklaratat e presidentit të Serbisë, ai kërcënon me luftë jo vetëm shqiptarët por gjithë Ballkanin.

“Në qoftë se kërcënon shqiptarët me luftë dhe Shqipëria është anëtare e NATO-s, atëherë ky është fillimi i një konflikti me përmasa ballkanike, që jo rrallë herë historia ka treguar që konfliktet nisin të vogla, por për një kohë shumë të shkurtër ato përhapen dhe përfshihen shumë grupe të interesit në ato konflikte.

Prandaj thirrjet nacional-shoviniste të Serbisë dhe pretendimet e saj për të manipuluar me serbët e Kosovës për ta destabilizuar Kosovën, pastaj për ta destabilizuar dhe Bosnjën e mbajnë edhe Vuçiqin në pushtet, por e mbajnë edhe njëfarë ndjenje nacionaliste brenda për brenda Serbisë”, ka thënë Demaj në RTV21.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48