Kryetari Arifi mirëpret iniciativën për donacionin nga komuna e Namyrit (Foto, Video)

Komuna e Preshevës pranon donacionin nga komuna e Namyrit

Paraditen e sotme ka arritur donacioni nga komuna e Namyrit i cili konkretisht ka të bëjë me dhurimin e një kamioni zjarrëfikësish për menaxhimin e emergjencave në komunën tonë, rtvaldi.com 

Kamioni është pozicinonuar përpara objektit të komunës ku dhe vetë kryetari Arifi nga afër ka parë donacionin dhe ka biseduar me personat përgjegjës.

Kryeari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm dhe të qëlluar këtë donacion pasi që dihen kushtet dhe mjetet me të cilat zhvillojnë punën ekipi  i emergjencave, janë mjete të vjetëruara dhe të dëmtuara ndërsa ky është donacioni i dytë saiI përket këtyre kamionave ku këtu bëhet fjalë për kamionin e dhuruar nga Cyrihu në fund të vitit të kaluar, rtvaldi.com 

Ajo që duhet në vazhdim është dhe një garazhë për ruajtjen e këtyre mjeteve nga ndikimi i faktorëve të jashtëm ka thënë z. Arifi

Automjetet e zjarrëfikësve të siguruara për komunën e Preshevës do të ndihmojnë në parandalimin e katastrofave dhe reduktimin e rreziqeve duke qenë se janë të reja dhe funksionale dhe iniciativa të tilla mirëpriten gjithmonë, rtvaldi.com