• E mërkurë / Dec-19 09:34
  • Kontakt

Organizata ‘’Të rinjtë për inovacione 06z’’ shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor/Video/

Organizata ‘’Të rinjtë për inovacione 06z’’ përmes një diskutimi të hapur dhe panelistëve nga fusha e sociologjisë dhe psikologjisë...

Organizata ‘’Të rinjtë për inovacione 06z’’ përmes një diskutimi të hapur dhe panelistëve nga fusha e sociologjisë dhe psikologjisë ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendorë.

Në këtë diskutim të hapur pjesëmarrës ishin shumë të rinjë të cilët ishin të interesuar që të kenë më shumë njohuri rrethë shëndetin mendor dhe rëndësinë e tij, faktorët që ndikojnë në mirëqenien mendore si dhe sfidat e të rinjëve në ditët e sotme.

Kryetarja e organizatës ‘’Të rinjtë për inovacione 06z’’ Zyrije Limani tha se përmes diskutimit që kemi organizuar në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor pata kënaqësinë që t’i kisha panelistët e diskutimit të sotëm nga fusha e sociologjisë z.Ragmi Mustafa sociolog si dhe znj.Gentiana Memeti psikologe dhe në këtë mënyrë u munduam që të rinjtë tanë të informohen sa më shumë rrethë shëndetit mendorë.

Njëri ndër panelistët e këtij takimi ishte z.Ragmi Mustafa sociolog dhe në prononcimin e dhënë na foli për rëndësinë e kësaj dite.

Shënimi i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor përmes këtij diskutimi të hapur shpresojmë që të shërbejë për vetëdijësimin të shoqërisë nga ana e psikologjisë, por gjithashtu shpresojmë që diskutime të tilla të organizohen më shumë dhe në këtë mënyrë të shtohet sa më shumë vetëdijësimi në shoqëri, kështu u shpreh psikologja dhe panelistja e këtij diskutimi znj.Gentiana Memeti.

Organizata ''Të rinjtë për inovacione 06z'' është në përgatitje për nderë të muajit të luftës kundër Kancerit të Gjirit’’(Muaji Tetor), ku do t’ja kushtojë këtë muaj qenies më të rëndësishme në botë që është pikërisht ‘’femra, gruaja’’


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48