Maqedonia refuzon Gjergj Dedajn si ambasador të Kosovës

Deputetë turq në Maqedoni kanë kërkuar nga Presidenti që të refuzohet Dedaj si ambasador i Kosovës,

Ka një kohë të gjatë që Gjergj Dedaj po pret të bëhet ambasador.

Qysh në gusht të këtij viti, zv.ministri i jashtëm ishte propozuar si shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoni.

Por shteti nikoqir po refuzon ta jep pajtimin që kryetari i Liberalevë të Kosovës të jetë ambasador në vendin e tyre.

Refuzimi maqedon lidhet me krahasimin me serbët që Dedaj u ka bërë turqeve duke thënë se Turqia gjashtë shekuj kishte bërë krime e gjenocidë mbi shqiptarët.