Operacioni për sigurimin e Trumpit në Britani ka kushtuar rreth 24 milionë dollarë

Shefat e Policisë Britanike kanë thënë se për të siguruar presidentin amerikan, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe në muajin korrik

Shefat e Policisë Britanike kanë thënë se për të siguruar presidentin amerikan, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe në muajin korrik kanë angazhuar pothuajse 10,000 zyrtarë policorë, çka ka kushtuar rreth 24 milionë dollarë, duke realizuar kështu operacionin më të madh policor në këtë shtet nga viti 2011.

Drejtorja e Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare, Sara Thornton ka thënë të enjten se gati secili polic është angazhuar për të mbuluar vizitën katërditore të presidentit Trump.

Ajo ka thënë se “shpenzimet e operacionit janë ende duke u analizuar mirëpo vlera e përafërt është 24 milionë dollarë”.

Gjatë kësaj vizite, Trump ishte takuar me kryeministren britanike, Theresa May, Mbretëreshën Elizabeta II dhe kishte vizituar një klub golfi në Skoci.

Vizita e Trumpit në Britani ishte përcjellur me protesta të mëdha kundër tij.