Djali e gjen babanë e vdekur në shaktin e oborrit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djal e ka gjetur babain e tij pa shenja jete në shaktin e oborrit.

Rasti ka ndodhur dje në Gjakovë.

Pas kontrollit të trupit nga ekipi mjekësor, trupi i pajetë iu lirua familjarëve.

Njoftimi i plotë:

Gjakovë 10.10.2018-22:10. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborr të shtëpisë së tij, në një shakt ka gjetur babanë e tij të cilin e ka dërguar për tretman mjekësor. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.