Aksident me fatalitet, vetura bie në lumin Ibër

Një mashkull u gjet i vdekur në veturën, e cila kishte rënë në lumin Ibër.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin ditor, transmeton lajmi.net.

Vdekjen e viktimës e konstatoi mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ku gjithashtu ishte edhe prokurori i shtetit, me urdhërin e të cilit trupi i pajetë u dërgua për obduksion.

 Njoftimi i plotë:

Fshati Kamenicë, Leposaviq 10.10.2018-NN. Është raportuar se viktima mashkull është gjetur në një veturë, e cila kishte rënë në lumin Ibër. Viktima në vendin e ngjarjes është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. 


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48