Persona të pa identifikuar thyejnë një dritare në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë (Video)

Në Shtëpinë e Shëndetit disa individë kanë thyer një dritare, policia është duke e hetuar rastin...

Në Shtëpinë  e Shëndetit në Preshevë, respektivisht në repartin e Mjekësisë së Pëgjithshme mëngjesin e ditës së sotme nga punëtorët e Shtëpisë së Shëndetit është vënë re një dëmtim që persona të pa identifikuar e kanë kryer.

Siç është bërë e ditur fillimisht nga punëtorët e më pas është konfirmuar edhe nga vet shefi i repartit të Mjekësisë së Përgjithshme dr.Ekrem Shaipi persona të caktuar kanë thyer një xham duke e bërë këtë në mënyrë të qëllimshme pasi që fillimisht para se të kryhej vepra janë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.

Për këtë vepër janë njoftuar edhe Stacioni Policor të cilët kanë bërë dhe kontrollet e duhura dhe po e hulumtojnë rastin.

Ditëve në vijim shpresojmë që të bëhet e ditur dhe të identifikohen personat përgjegjës ndërsa për momentin do të riparohen dëmtimet pasi që edhe koha është e ftohtë dhe kjo ndikon edhe te pacientët


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48