Rriten sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës me vendim të Komisioni Rregullator për Energjetikë janë shtrenjtuar sërish.

Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të shitet për 74.50 denarë, Eurosuper BS-98 për 76.50 denarë, ndërsa Eurodizel do të shitet për 69 denarë.

Për 2.5 denarë është shtrenjtuar edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të shitet për 58 denarë për litër.

Ndërsa mazuti do të shitet për 38.409 denarë.