Zaev: Sot vendosim mes dritës dhe territ

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, kryeministri Zoran Zaev ju drejtua deputetëve, duke ju thënë se sot ata e kanë fjalën për përparimin

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, kryeministri Zoran Zaev ju drejtua deputetëve, duke ju thënë se sot ata e kanë fjalën për përparimin dhe izolimin.

“Të ralla janë gjeneratat që kanë mundësi historike për të ndryshuar të ardhmen. Ky është momenti që duhet ta kapim mundësinë historike. Pesha e vendimarrjes historike. Sot, përgjegjësia është në duart tuaja, pasi ju e keni çelsin e të ardhmes me votën tuaj. Ju thërras juve që keni hamendje. Vetëm izolimi është mundësi e këtij vendimi. Ju e keni të drejtën e zgjedhjes. Askush nuk mund të tregojë të ardhmen në izolim. 27 vite ne kemi pas trauma. Pyesni veten a është kjo e ardhmja jonë, traumë. Në anën tjetër, vota për ardhmëri evropiane. Kjo votë do të na çojë në rrugën e drejtë evropiane. Sot duhet të vendosni a do të fitojmë shumë apo do të humbim shumë. Unë janë bindur se vota juaj është për përparim dhe rrugën evropiane” tha Zaev para deputetëve.

Zaev përmendi edhe falje për deputetët e opozitës, duke përmendur edhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. “Të falemi dhe të ulemi së bashku!”

Ai ju bëri thirrje edhe deputetëve të Kuvendit se kjo është kohë që ata nuk do ta ndërronin me asnjë tjetër.