Fillojnë punimet në shtimin e ujit të pijshëm për fshatin Rahovicë (Video)

Kanë filluar punimet në vendin e ashtuquajtur ‘’Shpella e Ilincës’’...

Kanë filluar punimet në vendin e ashtuquajtur ‘’Shpella e Ilincës’’ për gjurmimin e ujit të pijshëm i cili do t’i shërbejë banorëve të fshatit Rahovicë.

Punimet kanë filluar që sot ku N.P ‘’Moravica’’ punimet e para i ka filluar në këtë vend dhe aty ku mendohet se mund të ketë ujë të pijshëm.

Për të parë punimet në këtë vend doli kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës z.Sami Salihu dhe zv.kryetari i komunës së Preshevës z.Armend Aliu.

Ekipi i televizionit Aldi zhvilloi një intervistë me kryetarin e Kuvendit Komunal z.Sami Salihu duke na folur për punimet që kanë filluar në gjurmimin e ujit të pijshëm drejt bazenit kryesor ku përmes këtyre punimeve pritet që të rritet grumbullimi i ujit nga 2 l - 5 l/sec për banorët e fshatit Rahovicë, kërkesa ka qenë prej kohësh mirëpo me blerjen e pronës nga Nagip Bektashi dhe lëshimin e saj në emër të bashkësisë lokale Rahovicë po bëhet edhe një pikë grumbulluese.

Shuma e përafërt që kap këto punime është afër 3.000.000 dinarë, kjo shumë është minimale sepse vetë N.P.’’Moravica’’ ka marrë përsipër këto punime, ku me këto punime ne mbetemi me shpresë që fshati Rahovicë të zgjidh problemin e ujit të pijshëm  një herë e mirë, është shprehur z.Salihu

Punimet në gjurmimin e ujit të pijshëm  kanë filluar sot dhe pritet të përfundojnë në një periudhë prej 20 ditësh.