Ka filluar aplikimi i vaksinës kundër gripit sezonal (Video)

Prej sot ka filluar aplikimi i vaksinës kundër gripit sezonal në komunë të Peshevës...

Me fillimin e kësaj jave ka filluar dhe aplikimi i vaksinave kundër gripit sezonal e cila mbron popullatën e shëndoshë nga ekspozimi ndaj agjentëve virusal mirëpo në të njejtën kohë mbron dhe të sëmurët kronik nga rëndimi i gjendjes shëndetësore.

Me fillimin e aplikimit të vaksinave në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë qytetarë të shumtë tashmë janë paraqitur pranë repartit të Mjekësisë së Përgjithshme për të marrë vaksinën.

Për të njoftuar popullatën tonë në lidhje me aplikimin e kësaj vaksine ekipi i TV Aldi ka zhvilluar një intervistë me shefin e repartit të Mjekësisë së Përgjithshme dr.Ekrem Shaipi i cili thotë se vaksinat janë mbrojtja primare dhe më e mirë kundër gripit sezonal dhe të gjithë personat e shëndoshë dhe ata me sëmundje kronike këshillohen që të marrin këtë vaksinë në përjashtim të personave të cilët janë duke kaluar periudhë me temperaturë.

Bujar Rexhepi teknik kryesor në repartin e Mjekësisë së Përgjithshme ka thënë që vaksinat si çdo vitë vin në javën e dytë të muajit tetor dhe aplikohen deri në periudhën para shfaqjes së gripit pasi që ato kanë efekt mbrojtës dhe parandalues. Të gjithë pacientët mbi moshën 65 vjeç, dhe me sëmundje kronike nëpërmjet një udhëzimi të marrur nga mjeku mund të paraqiten për të marrë vaksinën.

Poashtu vlenë të theksohet për të gjithë të rinjtë e gjeneratës së vitit 1995 që nga muaji i ardhshëm fillon aplikimi i vaksinës kundër tetanozit dhe të rinjtë mund të paraqiten edhe pa ftesë.

Vaksinat ulin nivelin e sëmundshmërisë nga infeksioni i gripit dhe rrjedhimisht parandalojnë rrezikun potencial të shfaqjes së një epidemie gripi në komunën e Preshevës.