Scott ia rikujton Serbisë se SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur

Ambasadori në ikje i SHBA-ve në Beograd i është përgjigjur zyrtarëve serbë në lidhje me cilësimet që këta të fundit i kanë bërë asaj qeverisë në Kosov

Ambasadori në ikje i SHBA-ve në Beograd i është përgjigjur zyrtarëve serbë në lidhje me cilësimet që këta të fundit i kanë bërë asaj qeverisë së Kosovës, duke iu referuar si “e ashtuquajtura qeveri e Kosovës”.

Scott ka thënë se Qeverisë së Kosovës nuk mund t’i referohemi si  “e ashtuquajtur”, ngase sipas tij e njëjta është e zgjedhur nga populli dhe se Kosova është një shtet sovran dhe demokratik, transmeton lajmi.net.

“Nuk është e ashtuquajtura  Qeveri e Kosovës por është vetëm qeveria e Kosovës. Ne e shohim Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë zgjedhur nga populli dhe ne kemi kontakte me ta si me përfaqësuesit e shteteve tjera në regjion”, ka thënë Scott.

Scott po ashtu ka thënë se ka hapësirë përmirësimi për stabilitetin në regjion, mirëpo se ka progres edhe në këtë aspekt.

Deklarata e Scott për Kosovën ka shkaktuar reagime të mëdha në Serbi dhe e njëjta është shprëndarë në shumicën e mediave të Beogradit.