Të mërkurën nënshkruhen 288 kontrata për ndarjen e 20.000.000 dinarëve për subvencionimin e bujqësisë në Komunë të Bujanocit

Të mërkurën nënshkruhen 288 kontrata për ndarjen e 20 milion dinarëve për subvencionimin e bujqësisë.

Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese në bujqësi ka kryer kontrollimin e paisjeve në teren dhe ka konstatuar se të gjithë përfituesit e subvencioneve i kanë blerë paisjet me të cilat kanë konkuruar në Konkursin e shpallur të komunës së Bujanocit.

Andaj ftohen të gjithë përfituesit që më datë 17.10.2018, ditë e Mërkurë në ora 11:00 në Sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, të marrin Aktvendimin mbi pranimin e subvencionit nga komuna e Bujanocit.