Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka reaguar ndaj deklaratave “skandaloze dhe të pabesueshme” nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott se Kosova “nuk është e ashtuquajtur”, por bëhet fjalë për “një shtet të pavarur dhe sovran”.
“Mendoj se një deklaratë e tillë nuk është vetëm e pamenduar në diplomaci por bëhet fjalë edhe për mungesë të respektit ndaj nikoqirit, e sidomos qëndrimit të Qeverisë së Serbisë”, u shpreh ajo para gazetarëve.
“Një deklaratë e tillë nuk duhet të përcillet në asnjë formë”, theksoi Brnabiq.