Donald Trump merr kritika pasi nuk ia mbajti çadrën gruas së tij, Melania Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si e trajton gruan e tij Melania Trump gjatë paraqitjeve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si e trajton gruan e tij Melania Trump gjatë paraqitjeve publike.

Rasti i fundit ka qenë të hënën kur ai Trump foli me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë përpara se të fluturonte në Florida për të parë dëmin e bërë nga Uragani Michael.

Teksa ai po bisedonte me gazetarët, Trump ia ka larguar çadrën gruas së tij, Melanias.

Për këtë veprim, presidenti amerikan, ka marrë kritika në rrjetet sociale ku në njërin nga postimet në rrjetin social Twitter shkruhej:

“Një “burrë” si Donald Trump”.