Teatri i Qytetit të Preshevës në përgatitje të shfaqjes së re ‘’Burri me Trëndafil’’ (Video)

Teatri i Qytetit të Preshevës ka filluar provat për shfaqjen më të re ''Burri me Trëndafil''

Teatri i Qytetit të Preshevë këto ditë ka filluar me provat për shfaqjen më të re komedi ‘’Burri me trëndafil’’ me regji te Afeida Boriçi Memeti dhe asistent regjie Gjelbrim Emini.

Ekipi ka dy ditë që ka fillluar me provat e tekstit dhe në shfaqje luajnë katër aktorë: Valon Nuhiu, Gani Veseli, Egzona Salihu dhe Artan Ibishi.

Shfaqja ‘’Burri me trëndafil’’ është shkruajtur nga shkrimtari i njohur Aldo de Beneti dhe pritet që premiera e kësaj shfaqje të jepet për festivalin ‘’Ditët e Komedisë Shqiptare’’.

Valon Nuhiu drejtor i Shtëpisë së Kulturës ''Abdulla Krashnica'' ka thënë që aktorët e teatrit janë duke punuar fort me prova dhe kjo është një gjë e mirë jo vetëm për aktorët që luajnë në shfaqje por edhe për vetë teatrin kjo ka një domethënie të madhe.

Shfaqja ‘’Burri me trëndafil’’ do të shfaqet premier në festivalin ‘’Ditët e Komedisë Shqiptare’’ për të cilat tashmë kanë filluar përgatitjet, z.Nuhiu njëherit është i përfshirë edhe si aktor ku luan dhe rolin e Albertos nji personazhi shumë impulsiv.

Regjisorja Afeida Boriçi Memeti thotë që shfaqja ‘’Burri me trëndafil'' është një shfaqje komedi, shumë e lezetshme dhe me tre akte, provat kanë dy ditë që kanë filluar dhe deri më tani kanë ecur shumë mirë dhe në bazë të vetë shfaqjes ne presim që kjo shfaqje t'i pëlqej edhe publikut preshevar.

Tetatri  Qytetit të Preshevës deri më tani ka marrur pjesë nëpër shfaqje me ‘’Skicuesi’’-n dhe ‘’Maratonistët’’ ndërsa  kjo është shfaqja e parë e përgatitur pas themelimit të teatrit.