Mustafa: Pushteti aktual si pasojë e paaftësisë së menaxhimit të komunës po hedhë akuza ndaj kompanive vendore (Video)

Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur konferencën e radhës...

Partia Demokratike Shqiptare ka mbajtur konferencën e radhës për media nga kreytari i kësaj partie z.Ragmi Mustafa dhe nënkryetari z.Ilir Sadriu në selinë e Partisë Demokratike Shqiptare.

Arsyeja e thirrjes së kësaj konference sipas kryetarit Mustafa ishin zhvillimet e fundit politike në vend dhe akuzat e kryetarit të komunës së Preshevës z.Shqipërim Arifi ndaj kompanive vendore ku si pasojë e këtyre akuzave është krijuar një situatë konfuzioni tek të gjithë qytetarët duke vënë në dyshim faktin se kush qëndron mbi udhëheqjen e PDSH-së është vetë kryetari Mustafa apo kompanitë vendore.

Kryetari Arifi ka akuzuar kompaninë ''Saba Bellça'' që po punon në bazë të influencave të disa partive ndërkaq z.Mustafa e ka demantuar këtë fakt duke thënë se kjo gjë nuk qëndron pasi që faji qëndron në vetë dështimin e pushtetit aktual pasi që ka treguar paaftësi në menaxhimin e komunës.

z.Mustafa ka drejtuar akuza të rënda ndaj vetë partisë së Alternativës Për Ndryshim duke thënë që është një ‘’politikë fantome’’  udhëhequr nga individë të caktuar dhe po tërheq shumë të rinjë brenda kësaj partie.

Në vazhdën e akuzave të tjera z.Mustafa ka përmendur edhe ndarjen e tendereve në mënyrë jo të drejtë, keqpërdorimet që janë bërë duke e quajtur ''krim të organizuar ekonomik''.

z. Mustafa në fund nuk ka lënë pa përmendur as edhe projektet të cilat janë përfunduar gjatë udhëheqjes së PDSH-së siç janë: Objekti Multifunksional në Raincë, Çerdhen në Shoshajë të Poshtme, Sallën e ed.fizike në Corroticë, apo që vetë janë filluar siç ështërasti i: Zonës Industriale, shtrirjen e linjës kabllore 10kw në Corroticë dhe Raincë si dhe shumë projekte të tjera të cilat kanë mbetur pa u realizuar e që nuk po futen në funskion nga pushteti aktual.

Ndërkaq nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare  z.Ilir Sadriu që njëherit është edhe kandidatë për zgjedhjet e KNSH-së nga radhët e kësa partie i ka vënë theks të veçantë zgjedhjeve për Këshill Nacional dhe faktit që në komisionin e përzgjedhur nga administrata komunale janë përzgjdhedhur vetëm anëtarë nga partitë aktuale në pushtet siç janë Alternativa Për Ndryshim dhe LR e PDSH-së.