Tyrese Gibson: Nëse ‘The Rock’ merr pjesë në “Fast and Furious 9”, unë tërhiqem nga filmi

“Fast and Furious” ka sjell deri më tani tetë episode të cilat janë pritur mirë.

“Tha Fate of the Furious” ishte seria e tetë e kësaj maratone filmash,ndërsa fansat menjëherë kanë nisur debatin me pyetjet se kur do të mund ta shohin “Fast and Furious 9”.

Që tani kanë nisur bisedimet, por duket se në episodin e ri nuk do të mund të shohim kastin e plotë të aktorëve, kjo për arsyen se mes tyre kanë nisur përçarjet.

Ka qenë Tyrese Gibson, aktori që luan rolin e Roman Pearce në sagën e famshme, i cili sulmoi në përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram, aktorin Dwayne “The Rock” Johnson.

Ai u shpreh se nëse Dwayne do të jetë pjesë e “Fast and Furious 9”, ai nuk do të merrë pjesë në film.

“Më vjen keq të njoftoj se nëse Dwayne është në Fast9, nuk do të jetë Roman Pearce. Nëse ngatërrohesh me familjen time, do të merrem me tënden”, ka shkruar Gibson.

Ndërkohë kompania realizuese e filmit, Universal Pictures nuk ka dalë ende me asnjë reagim lidhur me këtë deklaratë të aktorit.