• E mërkurë / Apr-24 02:12
  • Kontakt

Ragmi Mustafa merr pjesë në Kongresin e III-të të Lidhjes Shqiptare në Botë e cila është mbajtur në Shkup

Ragmi Mustafa merr pjesë në Kongresin e III-të të Lidhjes Shqiptare në Botë e cila është mbajtur në Shkup

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa, po merr pjesë në Kongresin e III-të të Lidhjes Shqiptare në Botë e cila po mbahet sot në Shkup, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë si dhe personalitete të shquara të kombit të cilët jetojnë në çdo vend të botës.

Në Platformën e Lidhjes Shqiptare në Botë evidentohet represioni dhe dhuna sistematike e pushtetit serb ndaj pupullatës shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, prandaj Lidhja angazhohet dhe mbështet fuqishëm kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992, që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t'i bashkangjiten Kosovës.

Lidhja Shqiptare në Botë angazhohet për depërtimin e së vërtetës për shqiptarët në botë dhe për të drejtën e tyre për të jetuar të lirë e të barabartë me popujt e tjerë, duke arsyetuar të drejtën e tyre për të jetuar në një shtet, si synim historik të shqiptarëve të ndarë.

Në fjalën e mbajtur në këtë Kongres, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa, paraqiti gjendjen e vështirë në të cilën kaluan e po kalojne shqiptarët e Luginës së Preshevës si dhe domosdoshmërinë e bashkimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovë.