APN hap fushatën parazgjedhore për zgjedhjet për KKSH (VIDEO)

APN hap fushatën parazgjedhore për zgjedhjet për KKSH

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës ‘’Abdulla Krashnica ‘’ në Preshevë Alternativa Për Ndryshim ka bërë hapjen e fushatës parazgjedhore për Këshill Nacional Shqipëtarë.

Të pranishëm në këtë tubim ishin kryetari i APN-së Shqiprim Arifi, bartësi i listës për KNSH Arbër Pajaziti si dhe qytetarë të shumtë.

Tubimi filloi me himnin kombëtar dhe më pas u bë hapja e tubimit ku para gjithë të pranishmëve bartësi i listës së APN-së  z.Arbër Pajazitin bëri shpalosjen e programit, më pasë mori fjalën dhe kryetari i partisë z.Shqiprim Arifi.

Me përfundimin e fjalimit të kryetarit të APN-së u bë dhe promovimi i kandidatëve për KNSH:

1.Arbër Pajaziti

2.Nezaqete Isahu

3.Fejran Shemshedini

4.Vjollca Aliu

5.Shkëlzen Hyseni

6.Saranda Latifi

7.Shefket Shefkiu

8.Shefat Ademi

9.Doruntina Rexhepi

10.Gentiana Behluli Mehmeti

11.Mirzan Dalipi

12.Alma Ferati

13.Mendim Sopi

14.Altin Boriçi

15.Valtina Nuhiu

Alternativa Për Ndryshim në zgjedhjet për KNSH garon me numrin "1" me moton ‘’Alternativa e vetme shqipëtare’’.