PVD, PD & APN hapin fushatat parazgjedhore për zgjedhjet e KNSH-së

PVD, PD & APN hapin fushatat parazgjedhore për zgjedhjet e KNSH-së

Më 17 gusht të këtij viti janë shpallur zgjedhjet për Këshilla Nacional nga Ministria e Pushtetit Lokal në Serbi ndërsa më datë 19 tetor në ditën e premte është përmbyllur edhe dorëzimi i listave të veçanta të subjekteve politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Partia për Veprim Demokratik është e para që e ka hapur fushatën parazgjedhore dhe ka shpalosur planprogramin e kësaj partie me bartësin e listës së PVD-së Ragmi Mustafa në Bujanoc.

Partia Demokratike tubimin e parë promovues e ka pasur në B.L Tërnoc me bartësin e listës Sali Salihi i cili ka shpalosur planprogramin për zgjedhjet duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe shqiptarëve si në Preshevë, Bujanoc poashtu dhe Medvegjë.

Alternativa Për Ndryshim ka bërë hapjen e fushatës parazgjedhore në shtëpinë e kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë, ku bartësi i listës së kësaj partie Arbër Pajaziti në shpalosjen e programit ka folur për pikat më të rëndësishme të Këshillit Nacional Shqiptar.

Në vazhdim partitë të cilat do të fillojnë me tubimet promovuese janë Lëvizja për Reforma e PDSH-së dhe Partia Demokratike Shqiptare.