Pacolli dënon kërcënimin ndaj Bahtirit

Ministri i Punëve të Jashtme njëherësh kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut...

Pacolli ka thënë se vendosmëria e Bahtirit është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë.

“Angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtoj relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund tu pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave. Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë. Kërkoj nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kërcënimi ndaj Bahtirit siç njofton komuna që ai drejton, është bërë përmes një letre që i është dërguar atij.