Projektet e Bashkësisë Lokale të fshatit Raincë për vitin 2018 (Video)

Bashkësia lokale Raincë para dy muajve ka pasur dhe zgjedhjet e kryesis së re në këtë fshatë ku kryetar i bashkësis lokale Raincë...

Bashkësia lokale Raincë para dy muajve ka pasur dhe zgjedhjet e kryesisë së re në këtë fshatë ku kryetar i bashkësisë lokale Raincë është zgjedhur Ali Sinani.

Ekipi i televizionit Aldi ishte në fshatin Raincë për t’u njoftuar për projektet dhe punët që do të kryhen në këtë bashkësi lokale ku të gjitha këto i mësuam përmes kryetarit të bashkësisë lokale Raincë z.Ali Sinani.

Edhe pse jemi zgjedhur në një periudhë të shkurtër ne para vetës  kemi vënë dhe disa detyra dhe disa projekte, njëri ndër projektet e para që kemi paraparë është hapja e objektit multifunksional ndërsa projekti i dytë është kyçja e bashkësisë lokale në menaxhimin dhe grumbullimin e mbeturinave nga N.P. ''Moravica'' ku premtimet nga drejtori dhe menaxheri kanë qenë se sigurimi i shportave të mbeturinave ka kaluar në Këshill Komunal ku tani ka mbetur procedura e tenderimit ku me përfundimin e kësaj do të startojmë me shpërdarjen e shportave dhe me nënshkrimin e kontrateve individuale me N.P. ''Moravica'' në Preshevë, u shpreh z.Sinani.

Investimet në këtë fshat nuk janë duke u bërë vetëm në kuadër të bashkësisë lokale Raincë ku kompania private ‘’Shera Beton’’ është duke ndërtuar një çesme në hyrje të fshatit  dhe në këtë mënyrë fshati Raincë dita ditës po merrë dhe pamje më të mirë.