Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi viziton banorët e Preshevës dhe Bujanocit

Dje, kryetari Shqiprim Arifi me stafin e tij vizitoi dhe qëndroi afër banorëve të qytetit të Preshevës...

Dje, kryetari Shqiprim Arifi me stafin e tij vizitoi dhe qëndroi afër banorëve të qytetit të Preshevës dhe Komunës së Bujanocit, duke u ballafaquar nga afër me problemet e qytetarëve dhe shqyrtoi nga afër problemet që po ballafaqohen banorët e Komunës sonë.

Vizita fillimisht ishte në Qytetin e Preshevës në njësinë nr 1, 2, dhe 3. Duke vazhduar pasdite në fshatin Tërrnavë, ku u njoftua nga afër me kërkesat e banorëve të këtij fshati.

Vizita kryetarit përdundoi në fshatin Letovicë, bashk me kryetarin e degës së Apn-së në Bujanoc dhe njëkohësisht kandidiat për kryetar të KNSH-së, shpalosen programin për zgjedhjet e KNSH-së, banorët e fshatrave Letovicë, Nasalcë dhe Osllare të zhgënjyer nga ky pushtet në këtë komunë, theksuan se në këtë garë do ta mbështesin listën zgjedhore të Alternativës për Ndryshim dhe kjo mbështetje do të vazhdoj edhe në zgjedhjet lokale.


Warning: Use of undefined constant php - assumed 'php' (this will throw an Error in a future version of PHP) in /home/genstilc/domains/rtvaldi.com/public_html/footer.php on line 48