Koha optimale për të mbjellurat e kulturave vjeshtore nga data 5 deri më 25 tetor (Video)

Koha optimale për të mbjellurat e kulturave vjeshtore nga data 5 deri më 25 tetor...

Koha optimale për të mbjellurat vjeshtore ka filluar, mirëpo mungesa e kushteve klimatike për mbjelljen e kulturave bujqësore është lagështia ku toka jonë nuk posedon sasin e mjaftueshme dhe në këtë mënyrë për të pasur rendimente sa më të mëdha duhet pritur deri në kohën kur do të kemi reshje të shiut.

Ekipi i televizionit Aldi për tu njoftuar më shumë rrethë të mbjellurave me kultura bujqësore në territorin e Preshevës, kohën optimale kur duhet mbjellur dhe sa po plotësohen kushtet intervistoi magjistrin e bujqësisë z.Qenan Daliu.

Për vitin 2018 në territorin e Preshevës janë të paraparë këto sipërfaqe me kultura vjeshtore, si kulturë dominante është mbjellja e grurit me një sipërpaqe prej 550 hektar, elb 50 hektarë, me bimë furragjere 80 hektarë ndërsa me vreshta dhe pemë 20 hektarë dhe kultura tjera 5 hektarë.

Afati optimal për mbjelljen e kulturave bujqësore është prej 5 deri më 25 tetor por siç pe shihni edhe vet mungesa e reshjeve atmosferike bënë që të shtohet sasia e farës dhe në këtë mënyrë pritshmërit të jetë të duhura tha z.Daliu.

Sa i përket pemëve dhe kur është koha më e përshtatshme për vjeljen e tyre dhe cilat janë masat agroteknike për ruajtjen e tyre z.Daliu tha se janë dy kategori të vjeljes më të përshtatshme momenti botanik dhe fiziologjikë.Ndërsa sa i përketë ruajtjes ndër faktorët kryesor është lagështia e ajrit që duhet me qenë 90 deri 95 % ndërsa temperatura duhet të jetë 1 deri 2% për të qenë afati i rujatjes sa më i gjatë.

Territori i komunës së Preshevës ka 10.000 hektarë sipërfaqe të tokës së punushme, përderisa nuk punohet as 10 % e kësaj sipërfaqe tha ndër të tjerash z.Daliu./rtvaldi.com