Kanë filluar punimet në një pjesë të rrugës Ive Lole Ribara (Video)

Punimet në këtë projekt parashikohen të përfundojnë për një periudhë 10 ditore deri në dy javë dhe vlera e këtij projekti është 500.000 dinarë.

Gjatë ditës së sotme ka filluar gërryerja e një pjese të rrugës së Ive Lole Ribara rrugë kjo e cila më parë ishte e asfaltuar mirëpo përshkak të ndikimeve atmosferike ka arritur deri në disa deformime si dhe janë mbyllur dhe pusetat përmes të cilave qarkullojnë ujrat atmosferike.

Duke parë gjendjen e kësaj rruge dhe nga kërkesat e shumta të qytetarëve komuna e ka marrur parasysh këtë kërkesë dhe ka vendosur që të ndërhyjë ndërsa punimet tashmë kanë filluar nga kompania vendore ‘’Saba Bellça’’, rtvaldi.com 

Për të vëzhguar ecurinë e punimeve në terrenë ka dalur dhe z.Xhelal Hasani i cili na informoi më konkretisht në lidhje me këtë projekt, me ç'rast theksoi që ky projekt është i një rëndësie të madhe për banorët e kësaj lagje pasi nën ndikim e kushteve atmosferike dhe me kalimin e viteve kanë ndodhur deformime të cilat tani me ndërhyrjet e reja parashikojmë që të evitojmë edhe pse nevojitet mirëmbajtje e vazhdueshme e rrugës.

Në vazhdim pas përfundimit të këtij projekti është planifikuar dhe fillimi i punimeve për rregullimin e një pjese të rrugës e cila është vazhdim i rrugës në fjalë mirëpo këtu kemi të bëjmë me një rrugë e cila nuk është e asfaltuar fare, theksoi z.Hasani.

Punimet në këtë projekt parashikohen të përfundojnë për një periudhë 10 ditore deri në dy javë dhe vlera e këtij projekti është 500.000 dinarë, rtvaldi.com