Kryetari i komunës Shqiprim Arifi vizititon Stacionin Hekurudhor dhe Çukarkën

Kryetari i komunës Shqiprim Arifi vizititon Stacionin Hekurudhor dhe Çukarkën

Fushatën për zgjedhjet për Këshillin Nacional po e shfytëzoj edhe për inspektim të punimeve si dhe për planifikim të projekteve për vitin e ardhshëm.

Vizitova Stacionin Hekurudhor dhe Çukarkën, dy vendbanime të lëna jashtëzakonisht pas dore.

Banorët e Stacionit Hekurudhor u shprehën shumë të gëzuar që më në fund shkolla fillore do të rekonstruohet si dhe me punët që janë bërë tek varrezat dhe në sipërfaqe të tjera publike.

Në Çukarkë takova gjithashtu banorët e këtij fshati dhe ku u dakorduam për hapat e mëtutjeshëm me projekte të cilat do të lehtësojnë jetën e tyre.

Në të dy këto vendbanime u sigurova që Alternativa do të ketë mbështetjen e parezervë për këto zgjedhje.